VIDEO/ Juventus triumfon në “Derbi della Mole”, “zonja e vjetër” mund pastër “demat” e Torino

schedule19:56 - 7 Tetor, 2023

schedule 19:56 - 7 Tetor, 2023

Ashtu siç pritej, “bardhezinjtë” e Juventus kanë arritur të triumfojnë në “Derbi della Mole”, teksa në “Allianz Stadium” mundën “demat” e Torino, me rezultatin e pastër, 2 me 0, në sfidën e vlefshme për javën e 8 të Kampionatit italin të futbollit, Serie A.

Të dy golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë nga një “përgjumje” e mbrojtjes torineze, teksa fillimisht qendërmbrojtësi i “zonjës së vjetër”, Federico Gatti përfiton nga një “rrëmujë” në zonë për ta çuar rezultatin në 1 me 0, në minutën e 47’ dhe vetëm 15 minuta më vonë, “bomberi” polak, Arkadiusz Milik kërcen më lart se të tjerët në një goditje këndi të ekzekutar nga Filip Kostic, për ta çuar topin në rrjetët e serbit, Milinkovic-Savic e për të “vulosur” si rrjedhojë rezultatin, 2 me 0.

Falë këtij rezultati, “bardhezinjtë” e Massimiliano Allegri ngjiten në kuotën e 17 pikëve dhe pozicionohen në vendin e 3-të, me 1 pikë më pak se Milan i vendit të 2-të dhe 2 më pak se Inter i vendit të parë, ndërsa “demat” e Torino renditen në vendin e 12 të tabelës, me vetëm 9 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i Federico Gatti, 1-0:

Goli i Arkadiusz Milik, 2-0:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!