Juventus ka arritur të triumfojë mes shumë “vuajtjesh” në “Allianz Stadium” të Torinos, teksa mundi me rezultatin minimal 1 me 0, portugezët e Sporting Lisbon në ndeshjen e parë të çerek-finaleve të UEFA Europa League.
“Bardhezinjtë” u tronditën disi në pjesën e parë, ku pas një dëmtimi, “gardiani” i portës së “zonjës së vjetër”, Ëojciech Szczesny u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 44’-rt të sfidës, duke lënë kështu një “boshllëk” të madh në kuadratin e vendasve.
Mirëpo, dëmtimi i liderit të tyre nuk uli moralin e “bardhezinjve” dhe teksa dukej që sfida po merrte trajtën përfundimtare të një barazimi, “prodhimi” i akademisë së “bardhezinjve”, Federico Gatti përfiton nga një rrëmujë në zonën kundërshtare dhe çon topin në rrjetën e portierit Adan, duke i dhënë shokëve të tij një fitore të vyer në rrugëtimin e tyre drejt finales së Europa League.
Me këtë rezultat, “bardhezinjtë” shkojnë disi komodë në ndeshjen e kthimit, teksa i mjafton një barazim për të kaluar në raundin e radhës. Ndërkaq, kujtojmë se ndeshja e radhës do të zhvillohet në arenën “Estadio Jose Alvalade” të Lisbonës, mbrëmjen e 20 prillit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: