Lorik Cana na prezantoi ditën e sotme me “ishin”, për të mos pasur ngatërresa, ish-makinën e tij. Ish-kapiteni i kombëtares sonë ka bërë ditën e sotme një shaka me ndjeksëit e tij në rrjetet sociale.
Ai pas një dekade është kthyer të shohë Porschen e porositur posaçërisht për të para disa vitesh. Një makinë e mbushur me luks, për të cilën Cana e ruan ende mallin dhe sot i është kthyer nostalgjia.
POSTIMI – Dua të ndaj me ju diçka speciale që më ndodhi sot, me të gjithë ju… Unë pashë pas më shumë se 10 vitesh “ishin” tim dhe është e vështirë ta them këtë dhe ndoshta nuk duhet ta them, por shumë kujtime dhe pasion u zgjuan brenda meje!
Ajo është shumë tërheqëse, një bukuri e vërtetë dhe ka një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të shihemi sërish. Do më marrë malli! /abcnews.al