VIDEO/ “Ju nuk jeni Zlatani”, Ibra këshillon njerëzit në betejën kundër COVID-19

schedule12:57 - 29 Tetor, 2020

schedule 12:57 - 29 Tetor, 2020

Europa po përballet me valën e dytë të koronavirusit dhe tashmë të gjithë shtetet po regjistrojnë shifra rekord të infektuarish. Qeveritë lokale kanë nisur të marrin masa të reja, por rreth kësaj situate ka reaguar dhe sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Gjiganti suedez i bën thirrje njerëzve që të respektojnë masat e marra si dhe të vendosin maskën. Përmes një video të postuar në “Instagram”, 39-vjeçari në bashkëpunim me rajonin e Lombardisë, ndan me ndjekësit e tij një mesazhi sensibilizues, ku kujton se edhe vetë ishte i infektuar para disa ditësh.

“Virusi më sfidoi mua dhe unë ia dola. Por ju nuk jeni Zlatani dhe mos e sfidoni atë. Përdorni trurin dhe respektoni rregullat. Si gjithmonë vendosni maskën dhe respektoni distancën e lejuar. Ne do të fitojmë”, deklaron Ibra, i cili në fund të videos vendos edhe maskën. /abcnews.al