Jonida Maliqi ka udhëtuar së fundmi drejt Zanzibar-it në Afrikë ku po kalon disa ditë pushimi me miqtë e saj. Këngëtarja ka ndarë disa foto dhe video me ndjekësit në Instagram, mes së cilave dhe një moment qesharak që i kanë bërë miqtë e saj.
Ndërsa këngëtarja ishte pa vëmendje, mikesha e ka ngacmuar te këmba, duke e trembur atë. Ka qenë vetë Jonida e cila ka ndarë këtë video qesharake me ndjekësit krahas së cilës ka shkruar: “Imagjino të më kishin kafshuar”, shoqëruar me një emoji breshke.
/abcnews.al