VIDEO/ Jo vetëm me mami Sarën, Dhurata Dora ka krijuar një lidhje të ngushtë dhe me Poem Blu

schedule15:24 - 28 Janar, 2021

schedule 15:24 - 28 Janar, 2021

Dhurata Dora dhe Sara Hoxha rujanë një miqësi të ngushtë me njëra-tjetrën. Këngëtarja ka krijuar një lidhje të ngushtë dhe me të bijën e dyshes Ledrit dhe Sarës, dhe pamje Poem Blu është e afeksionuar aq shumë pas Dhuratës saqë e zë gjumi menjëherë kur ajo i këndon një këngë.

Së fundmi, Dhurata ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet duke mbajtur në dorë vogëlushen Poem duke qeshur me të. Këtë çast të këndshëm, këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, duke treguar se është kënaqur shumë.

Kujtojmë që Ledri dhe Sara u bënë prindër për herë të parë në fillim të Dhjetorit. Sara e solli në jetë të voglën e saj në Gjermani, ku dhe po jeton aktualisht, ndërsa reperi është rikthyer në Kosovë për shkak të angazhimeve të shumta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!