Sikur të mos mjaftonte vendi i fundit në renditje, Leganes duhet të llogarisë edhe gabimet e portierit. Ekipi i vetëm pa asnjë fitore deri tani po humbet 0-2 në shtëpi përballë Levantes.
Miqtë shënuan me anë të një penalltie në pjesën e parë, ndërsa dyfishimi ka ardhur nga Jose Campana. Mesfushori nisi një krosim drejt zonës nga krahu i djathtë në minutën e 49-të, por topi përfundoi në rrjetë.
Një gafë e Juan Sorianos, i cili priti një krosim dhe u befasua nga goditja e lojtarit të Levantes. Ekipi i Enis Bardhit (nuk luan për shkak të një dëmtimi muskulor) udhëheq 0-2 dhe është shumë afër sigurimit të fitores së tretë në kampionat. /abcnews.al