Në grumbullimin e nëntorit Etrit Berisha pësoi një gol spektakolar ndaj Kazakistanit, kur Abiken lëshoi atë goditje të bukur nga mesi i fushës dhe befasoi kuqezinjtë në minutën e 26-të.
Një gol identik ndodhi sot në ligën e dytë holandeze në ndeshjen mes De Graafschap dhe Jong Utrecht. Ishte Ralf Seuntjes, i cili mori një top në gjysmëfushën e tij dhe lëshoi një goditje shumë të fortë drejt kuadratit.
https://streamable.com/ow0ham
E pamundur për portierin që të ndalte sferën dhe qendërsulmuesi holandez mundi të jetë autor i një goli spektakolar dhe të veçantë. /abcnews.al