Donald Rapo nuk e lëshon lehtë skenën dhe mbetet sërish në klub. Mesfushori i Laçit po i shtyn mirë ditët e karantinës. Stërvitje në shtëpi për të qenë gati për kampionatin, ndërkohë që e vret trurin edhe për videon e radhës që do të postojë në “Tik Tok”.
SHIKO EDHE: Rapo mbreti i karantinës, shfaqje me VIP-a e “bodyguard”-ë (VIDEO)
Këtë herë e ka marrë skenën vetëm me partneren dhe qenin e tij, që nuk mungon në asnjë prej videove të mesfushorit me origjinë nga Korça. Rapo shfaqet si Deejay në shtëpinë e tij dhe e elektrizon atmosferën.
Me siguri futbollisti i Laçit është duke vrarë mendjen për videon e radhës, por miqtë e tij në rrjetet sociale janë të të njëjtit mendim, që Rapo duhet të marrë çmimin “Oscar” për të gjitha këto video që po poston në rrjetet sociale. /abcnews.al