VIDEO/ Javë e zjarrtë në Bundesligë, Werder dhe Leverkusen në avantazh

schedule15:53 - 23 Maj, 2020

schedule 15:53 - 23 Maj, 2020

Duelet e Bundesligës kanë nisur me gola. Werder Bremen, që ndodhet në pozita të vështira në renditje, ka gjetur golin e avantazhit në duelin jashtë fushe kundër Freiburg. Klassen dhuroi një asist të bukur për Bittencourt në minutën e 19-të dhe po kaq i bukur ishte goli i shënuar nga sulmuesi gjerman.

Milot Rashica e ka nisur si titullar sfidën për miqtë, ndërsa Amir Abrashi i Freiburg po e sheh ndeshjen nga stoli. Edhe Leverkusen ka kaluar në avantazh. “Aspirinat” po luajnë në fushën e M’Gladbach, sfidë që është zhbllokuar nga Kai Havertz në minutën e 7-të.

Ky është një duel i fortë për një vend në Champions League dhe miqtë i gëzohen realizimit të yllit të skuadrës. Dy ndeshjet e tjera ndodhen në barazim: Wolfsburg-Dortmund 0-0 dhe Paderborn-Hoffenheim 1-1, ndeshje të cilën Klaus Gjasula e ka nisur si titullar për vendasit. /abcnews.al