Asnjë nga skuadrat vendase nuk ia ka dalë të fitojë në pesë ndeshjet e sotme të Bundesligës. Dortmund triumfoi në shtesa në fushën e Dusseldorfit të Valon Berishës, i cili u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes.. Erling Haaland u rikthye te goli dhe i dhuroi tre pikët skuadrës së tij me një realizim të bukur me kokë.
https://streamable.com/bdx6vi
Verdhezinjtë dominuan sfidën, arritën të gjenin golin me anë të Raphael Guerreros në mesin e pjesës së dytë, por VAR-i anuloi gjithçka. Gjithsesi, ndeshja u zhbllokua në minutën e pestë shtesë nga bomberi viking.
⚖️ Freiburg snatch a point
? Last minute Haaland heroics
? Frankfurt fly to victory
? Crucial points for Union
❗ A HUGE result for Werder #BundesligaMD31 pic.twitter.com/bL9fGwUAsu— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) June 13, 2020
Milot Rashica kishte një shans të artë për t’u kthyer te goli, por portieri i Paderborn grushtoi goditjen e sulmuesit dardan në minutën e 18-të. Werder Bremen nuk u demoralizua dhe fitoi 1-5 jashtë fushe, duke siguruar tre pikë jetike për garën e mbijetesës. Të pashpresë vendasit e Paderborn, ndërsa Klaus Gjasula nuk hoqi dorë nga vensi i tij, duke u ndëshkuar sërish me karton të verdhë.
?????????????????
Klaus Gjasula has been booked in Paderborn’s meeting with Werder Bremen, his 17th yellow card of the season, a new Bundesliga record pic.twitter.com/AB9JG0NhRo
— WhoScored.com (@WhoScored) June 13, 2020
Hera e 17-të për këtë sezon dhe rekord në historinë e Bundesligës. Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja 1-4 me përmbysje e Eintracht Frankfurt në kryeqytet përballë Hertha Berlin. Triumf jashtë fushe edhe për Union Berlin, që mposhti Koln 1-2, ndërsa Wolfsburg-Freiburg u mbyll në barazim 2-2 (Abrashi i miqve e ndoqi nga stoli gjithë ndeshjen). /abcnews.al