VIDEO/ Jashtëqitja e këtij qeni është temë kryesore debati sot në Turqi

schedule12:02 - 20 Nëntor, 2021

schedule 12:02 - 20 Nëntor, 2021

“Boji” është një qen endacak mjaft i njohur në Stamboll pasi qarkullon gjatë gjithë ditës në sistemin e transportit public në qytet. Diku me tramvaj dhe diku me autobusë, “Boji” e kalon ditën duke shëtitur në qytet teksa gëzon edhe dashurinë e banorëve të këtij qyteti.

Por “Boji” sot është bërë edhe më i famshëm. Mes problemeve të mëdha ekonomike dhe të të drejtave të njeriut që po përballet vendi, miliona turq janë duke folur sot për një akuzë të padenjë që i është bërë këtij qeni. Ai u akuzua dje në rrjetet sociale se kishte jashtëqitur në njërin prej autobusëve të qytetit. Fotoja me jashtëqitje bëri xhiron e rrjeteve sociale duke ngjallur mjaft debate, raporton abcnews.al.

Të prekur nga akuzat e padenja ndaj “Bojit”, autoritetet filluan hetimet dhe zbuluan se në fakt kaka e gjetur në autobus nuk i përket “Bojit”, por ishte hedhur aty nga një person dashakeq i qenit me qëllim prishjen e imazhit të tij.

Dhe kështu debati vazhdon. Miliona turq po kërkojnë tashmë arrestimin e personit në fjalë pasi sipas tyre ai i ka bërë një atentat imazhit të “Bojit”.

Hashtagu “#Boji” ishte i pari për nga volumi i postimeve mëngjesin e sotëm, ndërsa tani renditet i dyti.

Turqia është duke u përballur me probleme të forta ekonomike, me rritjen e çmimeve dhe të papunësisë, ndërsa Lira Turke po “shkrin” nga dita në ditë, por turqit e kanë parë më të arsyeshme të merren me një temë shumë të rendësishme siç ishin akuzat e padenja ndaj “Bojit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!