VIDEO/ “Janë lënë të lirë vrasësit”, motra e 42 vjeçarit pas vendimit të gjykatës: Egli po vritet sërish

schedule13:46 - 13 Gusht, 2024

schedule 13:46 - 13 Gusht, 2024

Jonida Proga, motra 42-vjeçarit që u dhunua për vdekje nga Denis Meçe disa ditë më parë, ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Korçës, e cila la në burg autorin dhe tre të tjerët e arrestuar për moskallëzim krimi dhe fshehje të së vërtetës, në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.

Ajo thekson se po bëhet padrejtësi që nis nga policia e shtetit ndërsa shton se me lirimin e tre të arrestuarve, i vëllai është vrarë për herë të tretë.

“Po flisni për padrejtësi që filloi nga policia e shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, çdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”.

Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje? Po vazhdon të vritet Egli, me çdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë. Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh.

Kjo është. Duke njohur kontigjentët, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxohet ta vrasësh, me grushte një njeri, do të thotë që çdo gjë tjetër është e mundur. është bërë më ekstremi, më e madhja.”, ka thënë ajo.

I afërmi tjetër hedh akuza të forta:

“Gjithçka pritet nga këta kriminela. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë për gjobëvënie, jam pa fjalë. Nuk di çfarë të them. Dua që drejtësia të vihet në vend. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundurën, të zbardhin të vërtetën ose nuk e di çtë them. Këta janë kriminela të gjithë në bashkëpunim.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!