Ryan Reynolds surprizoi një fans të vogël duke i dërguar një video mesazh mbështetjeje. 13 vjeçari ndodhet në spital duke u rikuperuar pas një operacioni në zemër. Aktori 45 vjeçar befasoi 13-vjeçarin Seb Hollingsworth nga Newcastle kur ai regjistroi një mesazh për të duke i uruar shërim të shpejtë.
Babai i Seb, Ivan kishte kontaktuar në rrjetet sociale me shpresën se një aktor nga filmat e Marvel do të shihte historinë e djalit të tij dhe do t’i regjistronte atij një mesazh. Seb iu nënshtrua për herë të parë një ndërhyrjeje në zemër kur ishte vetëm 4 muajsh.
Ryan iu përgjigj postimit në Twitter duke thënë “A mund ta hapësh DM-në tënde?” dhe më pas regjistroi një mesazh për Seb. Disa përdorues kanë reaguar ndaj klipit emocionues, ku njëri shkruante: ‘Po qaj!! Seb e meriton këtë dhe shumë më tepër. Një hero kaq i vogël.”
/abcnews.al