Jahmir Hyka ka debutuar ditën e djeshme në Kinë. Sulmuesi anësor, i cili ka qenë edhe pjesë e kombëtares shqiptare, pas një eksperiencë në Izrael ka pranuar propozimin e bërë për të luajtur në ligën e dytë kineze.
Hyka ka zbritur në fushë në minutën e 75-të dhe shtatë minuta më pas ka dhënë asist për Gui Hong, i cili ka shënuar golin e tretë për Guizhou Hengfeng.
https://www.instagram.com/p/CFoOxXtJYpT/?utm_source=ig_web_copy_link
Fitorja në xhep, pasi rezultati shkoi 1-3 dhe vendasit e Guizhou Zhicheng dolën të mposhtur. Hyka sigurisht pret që në vazhdim të marrë më shumë minuta dhe ta nisë nga fillimi, pasi është marrë për të bërë diferencën. /abcnews.al