VIDEO/ Jack Grealish del huq, tentoi “kurthin” epik ndaj gazetarëve

schedule17:16 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 17:16 - 15 Dhjetor, 2020

Jack Grealish, kapiteni i Aston Villa, është dënuar ditën e sotme. Atij i është hequr patenta për nëntë muaj dhe duhet të paguajë edhe një gjobë me vlerën 82499 sterlina. Vendimi u mor në gjykatën e Birminghamit, ndërkohë që futbollisti tentoi të bënte një lëvizje mashtruese.

Teksa gazetarët prisnin para gjykatës, makina e tij u ndal aty dhe të gjithë vërshuan për të bërë foto dhe për të marrë ndonjë deklaratë. Grealisht me avokatin nuk ishin në makinë tentuan të hynin nga ana tjetër, teksa kameramanët ishin me shpinë. Gjithsesi rrengu nuk funksionoi.

PSE U DËNUA – Grealish, në muajin maj, gjatë mbylljes prej pandemisë, kishte dalë me makinën e tij të tipit Range Rover dhe kishte pësuar aksident. Futbollisti me mjetin e tij lëvizës kishte goditur dy automjete të parkuara, në Dickens Heath, Solihull.

Veç kësaj, një dëshmitar i kishte thënë gjykatësit se futbollist mbante erë alkool pas aksidentit. Krahas shkeljes nga aksidenti, Grealisht u shpall fajtor edhe për drejtimin e makinës me shpejtësi të ndaluar në muajin tetor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!