Forcat ajrore izraelite kanë kryer një seri sulmesh ajrore në portin Hodeida në perëndim të Jemenit. Në port ka shpërthyer një zjarr i madh gjersa janë publikuar video në rrjetet sociale.
Ushtria izraelite ka konfirmuar goditjet, duke deklaruar se janë kryer si përgjigje ndaj një sulmi me raketa nga lëvizja Ansar Allah (Huthi).
