VIDEO/ Izolimi nuk është për Michael Ngoo, si e kalon kohën anglezi

schedule09:12 - 18 Mars, 2020

schedule 09:12 - 18 Mars, 2020

Michael Ngo duhet të jetë gati për pjesën e fundit të sezonit dhe shpreson që situata në vendin tonë dhe në mbarë botën të ndryshojë. Sulmuesi i bardhebluve po mundohet të mbajë trupin në formë dhe për këtë nuk i ndahet stërvitjes.

Shtatlarti në rrjetet sociale, veç shakave të shumta, zbulon edhe me çfarë po merret këto ditë. Një ditë më parë ai postoi një video, ku ai shfaqet me biçikletë, në zonën pranë Liqenit Artificial.

Tirana renditet në vendin e parë dhe kërkon të rikthehet te titulli kampion, ndaj edhe Ngoo nuk mund të pushojë as në këtë periudhë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!