VIDEO/ Italia në avantazh falë një eurogoli, “betejë” e fortë në Bruksel

schedule21:36 - 18 Nëntor, 2020

schedule 21:36 - 18 Nëntor, 2020

Italia duhet të fitojë sonte në Bosnje për t’u konfirmuar si kryesuese e vendit të parë të grupit 1 të Ligës A në Nations League. Të kaltrit ia kanë dalë të zhbllokojnë ndeshjen në mesin e pjesës së parë falë rrjetës së Andrea Belottit.

Kundërsulm i miqve, asist shumë i bukur i Lorenzo Insigne dhe finalizim fantastik i sulmuesit të Torinos. Ndërkohë, pjesa e parë e duelit Poloni-Holandë është mbyllur 1-0. Vendasit kaluan në avantazh shumë shpejt me anë të Kamil Jozwiak (6′).

Belgjikë-Danimarkë është “finalja” për vendin e parë në grupin 2 të Nations League. “Djajtë e Kuq” luajnë për dy rezultate, ndërsa nordikët kanë alternativë vetëm fitoren. Fraksioni i parë i ndeshjes është mbyllur në barazim 1-1.

 

Tielemans kaloi vendasit në avantazh në minutën e tretë falë një goditje të saktë nga larg, ndërsa vikingët rikthyen baraspeshën me realizimin e Jonas Older Wind 14 minuta më vonë. /abcnews.al