VIDEO/ Ismajli gjen golin e parë në Serie A, Rashica ndëshkon Dortmundin

schedule15:45 - 18 Prill, 2021

schedule 15:45 - 18 Prill, 2021

Momente feste për Ardian Ismajlin dhe Milot Rashicën. I pari ka gjetur golin e parë në Serie A. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, i cili u transferua te Spezia në fillim të sezonit, ia ka dalë t’i shënojë Bolognas.

Minuta e 34-t, vendasit e Bolognas po kryesonin 2-0, por 24-vjeçari përfitoi nga një goditje këndi dhe gjeti golin e parë në elitën e futbollit italian.

 

Ismajli devijoi saktë topin drejt portës kundërshtare dhe rihapi ndeshjen, me Spezian që po lufton për të evituar disfatën në transfertën e sotme.

 

Ndërkohë, Milot Rashica po i rikthehet gradualisht formës më të mirë. Sulmuesi dardan zhbllokoi pas çerek ore lojë sfidën jashtë fushe me Dortmund.

Lojtari nga Vushtrria (tundi rrjetën edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Leipzig) iu shkëput bukur mbrojtjes vendase, marshoi drejt portës dhe gjeti golin falë një diagonale të saktë. /abcnews.al