Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Ishull-Lezhë, përfshihet nga flakët magazina e një lokali

schedule19:57 - 14 Tetor, 2025

schedule 19:57 - 14 Tetor, 2025

Një magazinë që i përkiste një lokali është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në Ishull-Lezhë. Zjarri ka shpërthyer në pjesën e pasme të lokalit, e cila shërbente si depo, duke djegur disa pajisje shtëpiake.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se flakët janë shkaktuar nga shpërthimi i dy bombolave të gazit, në momentin kur kryefamiljari ishte duke i vënë në punë për përgatitjen e rakisë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, ku falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë u be e mundur izolimi dhe fikja e plotë e zjarrit, duke parandaluar përhapjen në pjesën tjetër të lokalit dhe në banesat përreth./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!