VIDEO | Interi për turp, e eliminon Barcelona B në San Siro!

schedule22:59 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 22:59 - 10 Dhjetor, 2019

Interi është eliminuar nga Champions League, pas humbjes 1-2 përballë Barcelonës në fushën e tyre.

Zikaltërit kishin gjithçka në dorën e tyre, mjaftonte të mposhtnin Barcelonën dhe rezultati i Borussia Dortmund përballë Slavia Prague nuk do të kishte aspak rëndësi.


Por, në vend që të triumfonin, të besuarit e Contes mposhten 1-2 nga ekipi B i Barcelonës, që kishte ardhur në Milano për turizëm. Carles Perez dhe Ansu Fati shënuan për Barcelonën, ndërsa Lukaku shënoi golin e barazimit provizor.

Borussia Dortmund ka bërë detyrën përballë Slavia Pragu, duke triumfuar me rezultatin 2-1. Sancho kaloi në avantazh verdhezinjtë, por Soucek barazoi në fundin e pjesës së parë. Julian Brandt me golin e tij në pjesën e dytë, i dha fitoren 2-1 verdhezinjve gjermanë./abcnews.al

Festa e Dortmund!

UEFA Champions League, grupi F

Inter – Barcelona  1-2
Lukaku 44′ / Perez 23′, Fati 87

Borussia Dortmund – Slavia Prague 2-1
Sancho 10′, Brandt 61′ / Soucek 44′