VIDEO | Interi buzëqesh në fund, frenohen United dhe Sevilla. Ajax bie në Spanjë

schedule20:55 - 20 Shkurt, 2020

schedule 20:55 - 20 Shkurt, 2020

Përfunduan tetë ndeshjet e para të raundit të 1/16 në Europa League. Interi reagoi pas humbjes me Lazion dhe siguroi një fitore të rëndësishme në Bullgari përballë Ludugorets. 0-2 përfundoi ndeshja për skuadrën e Contes, që iu fal golave të Christian Eriksen ( i pari me ngjyrat zikaltër mbi supe për mesfushorin danez) dhe Romelu Lukakut me penallti në minutat shtesë.

Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në Belgjikë përballë Club Brugge. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë dhe erdhën pas gafave të mëdha. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të nigerianit Dennis, ndërsa Martial vendosi baraspeshën. Të njëjtin rezultat regjistroi edhe Sevilla në Rumani.

Skuadra andaluziane ishte pranë humbjes përballë Cluj, por goli i marokenit El Nasry tetë minuta përpara fundit shmangu disfatën e miqve. Fitore të rëndësishme arriti Getafe në shtëpi. Skuadra spanjolle mposhti Ajaxin e fortë 2-0 falë golave të brazilianëve Deyverson në pjesën e parë dhe Kenedy në minutat shtesë të ndeshjes. Triumf arritën edhe Eintracht Frankfurt në shtëpi përballë Salzburg, Shakhtar Donetsk kundër Benficës dhe Sporting Lisbona ndaj turqve të Basaksehir. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!