Champions League duket se është kompeticion i mallkuar për Interin. Pas humbjes me Real Madrid, skuadra e Simone Inzaghi është ndalur në barazim pa gola në Ukrainë ndaj Shakhtar Donetsk.
Trajneri De Zerbi, që e njeh shumë mirë klubin zikaltër arriti të marrë vendimet e duhura në fushë ta ndalë, madje të provojë edhe fitoren.
Ishte një ndeshje e barabartë, me të dy ekipet, që dërguan gjithsej dy gjuajtje në portë, ndërkohë Interi më 11 gjuajtje drejt portës, kishte një më pak se vendasit.
Inter numëron vetëm 1 pikë në dy ndeshje, po aq sa Shakhtar Donetsk. Ajax nga ana tjetër bëri detyrën ndaj Besiktas, duke e mundur me shifrat e pastra 2-0. Berghuis dhe Haller ishin autorët e golave. /abcnews.al