Jo më kot janë favoritët absolut për fitimin e titullit kampion të Serie A. “Zikaltërit” e Inter e kanë treguar edhe njëherë që janë më të mirët e Italisë, teksa mbrëmjen e kësaj të shtune kanë mundur me rezultatin spektakolare, 2 me 4, “Verdhekuqtë” e Roma-s, në përballjen e vlefshme për javën e 24-t të këtij edicioni të elitës së futbollit në shtetin fqinj.
Pavarësisht fitores spektakolare, të djemve të teknikut, Simone Inzaghi pjesa e parë e sfidës përfundoi në avanzhtin e vendasve, me “Ujkonjat” e Daniele De Rossi, që përmbysën golin e “veteranit” Acerbi, me qendërmbrojtësin, Gianluca Mancini e “fantazistin” Stephan El Shaarawy, që shënuan në minutat 28’ e 44’ për të “ëndërruar” kështu fitoren.
Megjithatë, me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, “Zikaltër” u hodhën menjëherë në sulm, teksa fillimisht ishte “bomberi” francez, Marcus Thuram, i cili shënoi në minutën e 49’-të për të barazuar shifrat e vetëm 7 minuta më vonë, po “shtatlarti” i sulmit “detyroi” spanjollin Angelino, për të çuar topin në rrjetën e tij, ndërsa për të “vulosur” rezultatin e thellë, 2 me 4 mendoi qendërmbrojtësi Alessandro Bastoni, i cili çoi topin në rrjetë pas një pasimi të Arnautovic.
Falë kësaj fitoreje, “Zikaltërit” forcojnë pozitat e tyre, në vendin e parë të tabelës, teksa ngjiten në kuotën e 60 pikëve dhe tashmë shpresojnë te një “hap fals” i “Bardhezinjve” të Juventus, ndaj Udinese për të thelluar avantazhin në 7 pikë. Ndërkaq, Roma pëson humbjen e parë nën drejtmin e teknikut, Daniele De Rossi dhe pozicionohet në vendin e 5-të me 38 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: