VIDEO/ Inter “frikëson” Porton, “zikaltërit” mposhtin Udinesen dhe bëhen “gati” për Champions

schedule22:47 - 18 Shkurt, 2023

schedule 22:47 - 18 Shkurt, 2023

Gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë për Interin, teksa ka “shkatërruar” në “Giusseppe Meazza”, vizitorët e Udinese me rezultatin e thellë 3 me 1.

Siparin e golave e hapi belgu Romelu Lukaku, i cili përktheu në gol një penallti të akorduar nga arbitri Dionisi në minutën e 20’-të, të sfidës. Kundërpërgjigjja e “bardhezinjve” nuk do të vononte dhe pas një kundërsulmi të rrufeshëm në minutën e 44’-t, slloevni Sandi Lovric barazon shifrat.

Mirëpo, pjesa e dytë do të ngjyrosej “zikaltër”. Fillimisht Mkhitaryan me një goditje fantastike në hyrje të zonës “tund” rrjetën në minutën e 73’-të dhe më pas vjen goli i kapitenit Lautaro Martinez, në minutën e 90’-të, i cili me golin e shënuar mbrëmjen e sotme, kremton dhe golin e 90 me fanellën legjendare të Interit.

Me këtë fitore Inter arrin në kuotën e 47 pikëve dhe tashmë mendon për përballjen në UEFA Champions League, ku mbrëmjen e së mërkurës do të presë portugezët e Porto. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: