Shqipëria do të ketë një impiant më shumë modern, pasi stadiumi i Kukësit, “Zeqir Ymeri”, është rikonstruktuar dhe duket se do të përfundojë brenda afatit, që është përcaktuar në fundin e muajit gusht.
Punimet kanë ecur me ritme të kënaqshme dhe faqja zyrtare e klubit verilindor shpeshherë ka publikuar foto dhe video që tregojnë ecurinë dhe formën që po merr ky stadium. Ndërsa sot, për të inspektuar punimet, ka qenë i pranishëm dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Së bashku me presidentin Safet Gjici, kreu i Qeverisë pa ecurinë e punimeve në stadium, si dhe inspektoi edhe ambientet përreth stadiumit, që kanë ndryshuar tepër nga si ishte para rindërtimit të “Zeqir Ymerit”./abcnews.al