Sporting Braga dhe Porto u përballën mbrëmë në një ndeshje kupe, që u mbyll në barazim 1-1. Një duel shumë i luftuar, me dy kartonë të kuq për skuadrën mike.
Veç kësaj në këtë përballje u regjistrua edhe një episod që tërhoqi vëmendjen. David Carmo, futbollist i skuadrës vendase, u dëmtua në gjysmën e pjesës së dytë.
https://streamable.com/m72d2x
Ai nuk mund të vazhdonte lojën dhe u desh autoambulanca të futej në fushë për ta marrë dhe për ta transportuar. Aty lindi një problem, që u zgjidh nga futbollistët.
Autoambulanca e kishte të vështirë të lëvizte dhe lojtarët u detyruan ta shtynin, që të dilte jashtë fushës së blertë. Sigurisht që gjithçka u kap nga kamerat dhe videot u kthyen virale në rrjetet sociale. /abcnews.al