Një incident ka ndodhur në aeroportin “Eleftherios Venizelos” të Athinës teksa Papa Françesku po ngjitej në avion. Era e fortë që po frynte në ato momente bëri që Papa të humbiste kontrollin dhe të rrëzohej teksa po ngjiste shkallët.
Gjithçka ndodhi në sekond, por Ati i Shenjtë ruajti kontrollin duke u kapur tek mbajtëset e shkallëve, gjë që i lejoi të vijonte ngjitjen.
Ai zhvilloi një vizitë disa ditore në Greqi ku u takua me krerët e shtetit si edhe të Kishës Ortodokse të Greqisë. /abcnews.al