Francesco Totti do ta mbetet në botën e futbollit dhe ish-lojtari i Romës ka krijuar një kompani menaxhimi dhe zbulimi futbollistësh. Së fundmi “CT10 dhe IT Scouting” ka hapur zyrat e reja dhe kanë pasur edhe një vizitore speciale, bashkëshorten e Totti, Ilary Blasi.
Ilary Blasi visita a sorpresa gli uffici del marito Francesco Totti, ma l'incontro con l'assistente personale di lui non è dei migliori ??? #ilaryetotti #capitano pic.twitter.com/QX8yYqMsfe
— Caffè fou fou (@CaffeFou) May 16, 2020
Bukuroshja, gjatë vizitës ka ngacmuar partnerin e saj në lidhje me sekretaren. “Ti je Domitilla? Po Francesco më kishte thënë se kishte një sekretare të moshuar”, dëgjohet Ilary duke thënë me shaka, ndërkohë që Totti i qëndron versionit të tij.
“Po e dashur, e vjetër është”, shprehet ish numri 10 i Romës, që shfaqet në video duke mbajtur në krahë vajzën e tij. Sigurisht më pas pati të qeshura… /abcnews.al