VIDEO/ IKMT i vendos 30 kilogramë tritol vilës 5 katëshe në Dhërmi, gati shpërthimi

schedule10:20 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 10:20 - 11 Dhjetor, 2022

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh (4 kate mbi tokë një nën tokë) pa leje në Dhërmi. Sipërfaqja e ndërtimit të këtij objekti është 2160 metër katror.

Për realizimin e operacionit janë hapur 618 furnela (vrima) në trupin e objektit ku do të vendosen 30 kilogramë lëndë eksplozive. Shpërthimi do të kryhet në orën 15.00. Inspektorët e IKMT së bashku edhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!