VIDEO/ IKMT hedh në erë me 70 kilogramë tritol “Prestige Resort” në Kavajë

schedule15:21 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 15:21 - 4 Dhjetor, 2022

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën  para pak minutash me shpërthim të kontrolluar objektin 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës, “Prestige Resort”.

Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kanë hapur 730 furnela (vrima) ku u montuan 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil. Inspektorët e IKMT dhe policisë së Shtetit kanë marrë të gjitha masat për perimetrin e sigurisë dhe lajmërimin e banorëve të zonës.

Ky është aksioni i dytë i IKMT-së në këtë restort. Në shtator u prishën pishinat. Përfaqësuesit ligjorë të “Erjoni shpk” e konsideruan të paligjshëm aksionin dhe paditë IKMT-në./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!