Janë mbyllur sfidat e sotme të UEFA Champions League, sfida ku golat dhe momentet spektakolare ishin të shumtë. Real Madrid ka shkatërruar 6-0 skuadrën e Galatasaray në “Santiago Bernabeu”. Rodrygo shënoi tripletë, ndërsa Benzema shënoi dy herë. Golin tjetër e shënoi kapiteni Ramos me penallti.
PSG ka fituar minimalisht 1-0 kundër Club Brugge. Ka mjaftuar një gol i Icardit që kampionët e Francës të marrin tri pikët dhe të kualifikohen nga faza e grupeve.
Bayer Leverkusen ka mposhtur 2-1 ekipin e Atletico Madrid, duke i mohuar të drejtën e kualifikimit ekipit spanjoll. Gola të shumtë në ndeshjet e sotme në Champions, që si gjithmonë nuk ngurrojnë të na dhurojnë emocione të shumta./abcnews.al