Pas turpërimit në derbi ndaj Interit dhe në stërvitjen e skuadrës në kuadër të ndeshjes ndaj Newcastle, Zlatan Ibrahimovic u paraqit në Milanello të hënën për të përshëndetur Piolin dhe ish-shokët e tij të skuadrës.
Në fund të vizitës, ish-sulmuesi suedez ka realizuar një video në të cilën u ka bërë një thirrje tifozëve të Milanit në këtë moment të komplikuar. Ai e ka nisur këtë video me një shaka.
“Përshëndetje të gjithë tifozëve të Milan. Erdha këtu në Milanello dhe menjëherë shkova te trajneri për t’i thënë se jam gati të luaj, por përkundrazi nuk isha në listë edhe pse ndihem mirë dhe në formë. Le ti lejmë shakatë, por ju vazhdoni të mbështesni Milanin. Gjithçka do të shkojë mirë dhe ne do të shihemi në stadium. Mirupafshim”, ishin fjalët e Ibrahimovic./h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram