VIDEO | Ibrahimovic e godet me shuplakë, Raiola: Ende e ndjej dhimbjen

schedule12:59 - 14 Shkurt, 2020

schedule 12:59 - 14 Shkurt, 2020

Mino Raiola u godit edhe njëherë tjetër nga një shuplakë e Zlatan Ibrahimovic, pas barazimit 1-1 të Milanit me Juventusin në Kupën e Italisë mbrëmjen e së enjtes.

Agjenti i njohur italo-holandez, ishte i pranishëm në stadium dhe madje foli për të ardhmen e tre klientëve të tij në Milano, përkatësisht Ibrahimovic, Gianluigi Donnarumma dhe Giacomo Bonaventura.

Raiola po fliste me gazetarët, kur pa se Ibrahimoviç po i afrohej nga pas. Agjenti tha: “Më vjen keq djema, por unë jam në telashe, po vjen Ibrahimovic! Herën e fundit që ai më goditi, unë akoma ndiej dhimbjen” tha Raiola duke u larguar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!