Një ish-oficer është dënuar me pesë vite burgim, për arrestimin me dhunë të një 73-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor.
Gjatë arrestimit barbar polici i theu krahun të moshuarës. Ngjarja ka ndodhur në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
73-vjeçarja Karen Garner kishte shkuar në një supermarket në Lowland, Kolorado (SHBA perëndimore) në qershor të 2020-ës, ku bleu disa artikuj me vlerë 14 dollarë.
Por, sipas avokatit të saj, ajo ka harruar të paguajë për shkak të demencës, diçka që ka shtyrë punonjësit e dyqanit të thërrasin policinë, edhe pse i kishin marrë artikujt nga e moshuara.
Pikërisht në trotuar, oficeri Austin Hope arrestoi në mënyrë të dhunshme të moshuarën, e cila po shkonte për në shtëpi.
Kur ajo nuk pranoi t’i bindej urdhrave të tij, polici e hodhi përtokë dhe e arrestoi në mënyrë barbare.
Video e arrestimit barbar, e regjistruar nga kamera e punonjësit të policisë, shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale. Pas publikimit të videos polici Austin Hope dha dorëheqjen, raportojnë mediet e huaja.
Gjatë gjyqit të tij, ish-oficeri i policisë pranoi sulmin ndaj 73-vjeçarit dhe i kërkoi falje familjes së të moshuarës, duke thënë se ndihet i turpëruar nga verimi i tij./abcnews.al/