Një i ri është ndaluar të lahet në det nga policia në plazhin e Drimadhes.
Siç shihet në pamje, i riu është duke bërë banjo dielli dhe kërkon të lahet në det por efektivi i policisë nis me të diskutimin dhe nuk e lejon.
Siç dihet nga masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë larja në det është ende e ndaluar deri në një njoftim të dytë.
Të njëjtin problem e kanë patur disa ditë më parë edhe disa banorë në Durrës të cilët nuk janë lejuar të futen në det./abcnews.al