VIDEO/ I plas një barsoletë thumbuese dhe braktis konferencën, Ilir Gjyla “show”

schedule21:14 - 15 Qershor, 2020

schedule 21:14 - 15 Qershor, 2020

Ekipi i Lushnjës në Kategorinë e Parë, u mposht sot me rezultatin 2-1 nga Apolonia në Fier, në stadiumin “Loni Papuçiu”. Një takim shumë i kontestuar, pasi episodet e dyshimta dhe problemet me gjykimin nuk munguan.

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, foli për RTSH pas ndeshjes së humbur, një intervistë ndryshe. Ai bëri një krahasim me peshkun e madh që ha peshkun e vogël, si dhe në fund refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të tjera, duke u larguar menjëherë.

“Vëllai im e ka shumë qejf peshkun. Mori një peshk të madh njëherë, në Karavasta dhe kur e solli në shtëpi, po e qëronte nëna. Dhe unë pashë se kur u ça ky peshku i madh, kishte peshk të vogël brenda. E thashë çfarë kam për të thënë, për këtë erdha (refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarit)”./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Deklarata e Gjylës

A post shared by Kategoria e Parë (@kategoriaepare) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!