Prej më shumë se dy vitesh Albi Alla është transferuar në Kinë. Aktualisht ish-mbrojtësi i Flamurtarit e Kukësit aktivizohet në skuadrën e Zibo Cuju, ku është i huazuar nga Shaanxi Chang’an Athletic, me të cilin Alla ka kontratë deri në fund të këtij viti, kur mbaron edhe sezoni në Kinë.
Ditën e sotme Alla ka shënuar golin e parë me fanellën e re, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një barazim të vuajtur ndaj Xinjiang Tiansan. Mbrojtësi ka mundur të shënojë me kokë, një nga armët e tij më të forta. Goli i tij erdhi në minutën e 11. por më pas Zibo Cuju u barazua.
Skuadra e sapo ngjitur në Ligen e Parë kineze po vuan shumë dhe në pesë ndeshjet e fundit nuk ka regjistruar asnjë fitore. Ndërkohë, Albi Alla është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës dhe ka merituar shiritin e kapitenit. /abcnews.al
View this post on Instagram