Bekim Balaj ka shënuar sërish për Sturm Graz në takimin kundër St. Polen. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e tretë në atë fitore 4-0, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 68-të, Balaj merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe pa u menduar dy herë, gjuan në qendër të portës, duke mposhtur portierin vendas.
Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Sturm Graz, që ngjitet në kuotën e 20 pikëve pas 12 javëve kampionat. Sturm Graz renditet në vend të pestë, me 9 pikë më pak se kryesuesit e Salzburg./abcnews.al
BEKIM BALAJ DER ICEMAN pic.twitter.com/Zilunhr5Pj
— Lukas (@foreverpiatek) October 26, 2019