Zhbllokohet sfida Freiburg-M’Gladbach. Është dashur të pritet 58 minuta për të shijuar golin e parë. Vendasit kanë kaluar në avantazh me anë të gjermanit Nils Petersen.
31-vjeçari ishte futur në fushë një minutë më parë dhe i mjaftuan pak sekonda për të dërguar topin në rrjetë. Petersen shfrytëzoi një kros të Grifo dhe realizoi. Goditja me kokë përfundoi në rrjetë dhe Freiburg në avantazh.
Goli i dhjetë në Bundesligë për Petersen, i cili është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij. Amir Abrashi nuk është preferuar nga trajneri i Freiburg dhe po e ndjek sfidën nga stoli. /abcnews.al