VIDEO | I ikën truri nga kartoni, nuk ia del me arbitrin kryesor dhe grushton anësorin

schedule10:54 - 12 Janar, 2020

schedule 10:54 - 12 Janar, 2020

Dhuna nuk njeh kampionat, fushë apo shtet. Kësaj radhe ka ndodhur në Maltë dhe një lojtar e ka ekzagjeruar dhe bërë baltë. Antoine Camilleri është ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri kryesor dhe e ka humbur fare.

Lojtari i Sannat FC i është turrur kryesorit, por shokët e skuadrës kanë ndërhyrë dhe kanë e kanë frenuar. Në momentin që dukej sikur u qetësua, ai ka sulmuar me grushte arbitrin anësor. Reagim i dhunshëm dhe skena të turpshme.

Camilleri ka filluar t’i ofendojë të gjithë sipas raportimeve të TVM përpara se të dhunonte arbitrin anësor, të cilin e ka lënë të shtrirë në tokë. Siç dallohet në video, Camilleri e ka humbur totalisht dhe është e pamundur për ta qetësuar. /abcnews.al