Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ I dyshuar për vrasjen e biznesmenit, kamerat kapin lëvizjet e Marselo Aranit, një ditë para krimit mori makinën nga ku u qëllua Mëhalla

schedule21:12 - 2 Dhjetor, 2025

schedule 21:12 - 2 Dhjetor, 2025

Ky është i shpalluri në kërkim Marselo Arani, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mandi Mehalla në Elbasan, mbrëmjen e së dielës.

Në këto pamje të siguruara nga gazetari i AbcNews Ervin Leka, ai shihet teksa merr makinën tip Audi, e cila u përdor në ngjarje. Sipas kamerave të sigurisë, Arani shfaqet në datën 29 nëntor rreth orës 18:15. Ndërkohë, vrasja u krye një ditë më pas, më 30 nëntor.

32-vjeçari Arani, gjatë kohës së krimit, ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një tjetër vepër penale.

Për vrasjen e Mandi Mëhallës, u arrestua Xhino Ago, 32 vjeç, ish-ortak në biznes me viktimën, si i dyshuar për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga ra edhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, roja i karburantit “Xhaxhi Oil” ku ndodhi ngjarja.

Përveç Marselo Arani, në kërkim për këtë ngjarje u shpall edhe Armando Kola, 35-vjeç.

Makina e krimit në pronësi të ish-ortakut Xhino Ago, të cilën ia ka dhënë hua për ta përdorur i shpalluri në kërkim Marselo Arani, u gjet e shkrumbuar në aksin Elbasan Librazhd.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!