Florian Loshaj ka gjetur golin e radhës në elitën e futbollit polak. 24-vjeçari nga Drenica, i cili aktivizohet në qendër dhe krahun e majtë të mesfushës, dhe debutoi me Kosovën në miqësoren e muajit janar ndaj Suedisë, është pjesë e Cracovia prej janarit të këtij viti.
Ekipi i Loshajt luajti jashtë fushe përballë Wisla Plock, sfidë që përfundoi 0-1 për Cracovia. Goli i fitores u shënua nga lojtari shqiptar. Minuta e 19-të, kros nga e majta dhe goditje e saktë nga brenda zonës e Loshajt.
Ky ishte goli i dytë në kampionat për futbollistin dardan, i cili i dhuroi tre pikë tepër të rëndësishme skuadrës së tij. Triumfi i sotëm e ka ngjitur Cracovian në vend të dhjetë me 12 pikë të grumbulluara pas javës së 11-të. /abcnews.al