Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Kolumbi, aty ku aktivizohet sulmuesi Miguel Borja. Ai ka denoncuar dhunë ndaj njërës prej lopëve të tij. 27-vjeçari ka postuar një video, ku shfaqet krah lopës dhe e ushqen atë.
Pretendohet se disa të rinj e kanë goditur lopën, që Borja e ushqen me banane. Ndërkohë më pas kanë shkuar edhe autoritetet për të parë se çfarë ka ndodhur.
Futbollisti, i cili ka luajtur për vite të tëra me Palmeiras në Brazil, në të shkuarën ka provuar edhe Serie A italiane, duke aktivizuar me një ekip si Livorno. /abcnews.al