Myrto Uzuni është lideri i ri i Granadas në Divizionin e dytë në Spanjë. Lojtari i kombëtares shqiptare arriti të shënonte tripletë ndaj Villareal B javën që kaloi.
Për këtë sukses lojtari kuqezi mori një mori lëvdadash, teks ai fundit ka ardhur nga e dashura e tij, të cilës i dedikoi tripletën.
E dashura e sulmuesit të Komëtares, Uarda Hyseni, postoi në Instagramin e saj dy foto, një ku ndodhej në krahë të Uzunit me top në dorë dhe një tjetër nga çasti i festimit të golit të tretë, duke shkruar: “Tripletë”.
Më pas, ajo postoi dhe një video të golit të tretë, në momentin emocionues kur 27-vjeçari vrapoi drejt tribunës dhe puthi Uardën, gjë që mori vëmendje të madhe dhe nga mediat në Spanjë.
“Faleminderit Myrto… faleminderit dashuria ime… tripletë e dedikuar… jam shumë e lumtur për suksesin tënd”, ka shkruar vajza që i ka rrëmbyer zemrën sulmuesit të kombëtares shqiptare.
/f.a/abcnews.al