Gjyqtari i ndeshjes miqësore Slloveni-Portugali duket se ka nervozuar Cristano Ronaldon.
Lojtari i Al Nassr u larguar nga fusha në minutën e 90-të të ndeshjes miqësore të luajtur në Lubjanë dhe humbja e Portugalisë me rezultatin 2-0 duket se i ka nervozuar të gjithë në kampin portugez, duke ja vendosur gjyqtarit Irfan Peljto fajin.
Arsyeja? Dy penalltitë e mohuara për ekipin e trajnerit Roberto Martinez. Në përfundim të ndeshjes, Ronaldo bëri një gjest , duke u treguar dy gishtat gjyqtarit të katërt dhe atij kryesor, ku i referohen dy penalltive të mohuara. Megjithatë, thuhet se Ronaldo edhe ka fyer gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes, ku pritet të marrë edhe ndonjë dënim./h.ll/abcnews.al
Cristiano Ronaldo to the fourth official while leaving the stadium:
“F*ck you, there were two penalty kicks.” pic.twitter.com/1ZyL31XOwp
— Slesh (@FCBSlesh) March 27, 2024