Trupi i të riut shqiptar, Klajdi Bitri, i cili humbi jetën pasditen e së dielës, pasi u godit me një shtizë peshkimi nga një algjerian, teksa po përpiqej të mbronte shokun e tij italian, është nisur ditën e sotme për në Shqipëri.
23-vjeçari nuk mund t’i mbijetonte plagëve pasi shtiza i dëmtoi dy organet vitale.
Bitri prej disa vitesh jetonte në Ankona, ku ëndërronte për një të ardhme më të mirë për të dhe familjen e tij.
27 vjeçari algjerian, i cili tashmë ndodhet në burg, ka thënë se nuk e kishte kuptuar se e kishte plagosur apo vrarë.
Babai i Bitrit pas ngjarjes së rëndë kërkoi drejtësi për djalin e tij dhe po ashtu kërkoi nga shteti shqiptar që ta ndihmonte të sillte trupin e të birit në vend, kjo e fundit u realizua ditën e sotme./abcnews.al