Lufta që po bëhet në Ukrainë mund të jetë një nga më të dokumentuarat pasi falë teknologjisë, qytetarët nuk kanë reshtur së filmuari qoftë momentet e sulmeve dhe agresionit, por edhe ato që përcjellin mesazhe mirëkuptimi dhe paqeje.
Së fundmi, në mediat sociale është publikuar një video në të cilën shfaqet një ushtar rus i dorëzuar.
Mesa kuptohet nga pamjet, pasi është dorëzuar, ushtarit rus qytetarët e Ukrainës i kanë dhënë ushqim, çaj të ngrohtë dhe më pas i kanë krijuar edhe mundësitë që të telefonojë nënën në Rusi dhe ta njoftojë që është mirë.
Pamjet tregojnë edhe një herë humanizmin e njerëzve në Ukrainë dhe dëshmojnë edhe një herë që armët po përdoren, por vetëm sepse lideri rus nuk u ka dhënë opsion tjetër veçse të mbrojnë veten dhe vendin. /abcnews.al/