VIDEO/ “Hulk është i joni”, braziliani rikthehet në vendlindje

schedule12:13 - 30 Janar, 2021

schedule 12:13 - 30 Janar, 2021

Hulk është lojtari më i ri i Atletico Minerio. Sulmuesi brazilian është rikthyer në pas një aventurë katër vjeçare në Kinë, ku luajti në radhët e Shanghai SIPG.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi brazilian, përmes një postimi në “Twitter”. “Hulk është i joni”, shkruajnë ata krahas një video, ku e krahasojnë lojtarin me personazhin e filmave Marvel, falë nofkës së tij.

34-vjeçari u aktivuza në 100 ndeshje në kampionatin kinez, ku shënoi edhe 51 gola. Kontrata e tij me Shanghai përfundoi në konsensus të plotë dhe Atletico Mineiro mposhti konkurrencën e klubeve si Porto, Besiktas apo dhe Palmerias, duke qenë se Hulk ishte një lojtar i lirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!